Kreu

Nënshkrimi i marrëveshjes me Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë


Në datën 6 nëntor 2015 një grup përfaqësuesish të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Gjet Ndoj zhvilluan një vizitë zyrtare në mjediset e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, ku u pritën nga Drejtori i Arkivit z. Filip Petrovski. Qëllimi i vizitës ishte firmosja e Marrëveshjes midis dy institucioneve në shkëmbimin e materialeve dokumentare. Gjatë vizitës gjithashtu u diskutua edhe mbi bashkëpunimin e Institucioneve Arkivore të Europës Jug-lindore, diskutim që ka nisur që me takimin në Rekjavik të Islandës ku u zhvillua Konferencëa e III-të Ndërkombëtare e Arkivave.

 

Vizita e delegacionit të Arkivat Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Në datat 20-22 shtator 2015, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave e vizitioi një delegacion nga Arkivat Kombëtare( Ministria e Punëve Presidenciale) të Emirateve të Bashkuara Arabe.  Ky delegacion u kryesua nga Shkëlqesia e tij Dr. Abdullah El Reyes, Drejtor i Përgjithshëm, Shkëlqesia e tij Abdulaziz Nasser Al Raisi, Këshilltar për Çështjet Administrative (zv. Drejtor i Përgjithshëm), Z. Ferhan Al Marzouqi, Drejtor i Komunikimit dhe Çështjeve Ndërinstitucionale.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencës të shërbimit arkivor midis dy vendeve. Dr.El Reyes, u njoh me proceset e punës të institucioneve arkivore në Republikën e Shqipërisë, kryesisht procese që kanë të bëjnë me ruajtjen, administrimin dhe shërbimin e dokumenteve arkivore në nivel qendror dhe vendor.

Kjo vizitë u finalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Drejtorisë së Përgjithshme Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Arkivave Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Drejtori El Reyes, shprehu interes për bashkëpunimin e mëtejshëm me arkivat shqiptare në mënyrë të veçantë  në dixhitalizimin e fondeve  arkivore.

Përveç vizitës në Arkivin Qëndror Shtetëror, Delegacioni nga EBA, vizitoi disa institucione të rëndësishme të vendit tonë, si Muzeu Historik Kombëtar, Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura(Ministria e Mbrojtjes) dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Dr El Reyes, duke falenderuar për mikpritjen,  siguroi  vazhdimësinë e bashkëpunimit  ndërmjet dy institucioneve në funksion të rritjes së mëtejshme profesionale dhe ofrimin e shërbimeve  cilësore ndaj publikut.

 

Rreth nesh


Fillimet e veprimtarisë arkivore në Shqipëri datojnë që nga antikiteti. Historia dëshmon se në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, në pricipatat feudale shqiptare, në shtetin e Skënderbeut, në shoqëritë patriotike e kulturore, në institucionet fetare, në firmat tregtare, në esnafët, në familje dhe individë të veçantë, krahas librave ruheshin edhe dokumente.

Zhvillimet politike e shoqërore në hapsëirat shqiptare dhe më gjerë, u shoqëruan me dukuri të reja edhe për arkivat dhe dokumentet. Në përgjithësi arkivat konceptoheshin si bibliotekë-arkiva dhe kujdesi për dokumentet vinte në rritje.

Shpallja e Pavarësisë, më 1912 dhe krijimi i Shtetit të Pavarur Shqiptar, krijoi kushte edhe për organizimin e punës për kujdes më të madh për dokumentet. Për herë të parë në histori vlerësimi i dokumenteve dhe administrimi e ruajtja e tyre gjen pasqyrim në aktin më të lartë normativ të shtetit. Në  kanunin e Përkohshëm të Qeverisë së Vlorës, u sanksionua veprimtaria e njësive të posaçme strukturore në organet e administratës shtetërore, për punën me dokumentet. më shumë...

Shërbimi i dokumenteve


Shërbimi i dokumenteve, që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe në rrjetin arkivor të vendit, është një e drejtë. Individët dhe institucionet janë të barabartë në të drejtën për shërbimin arkivor. Dokumentet u shërbehen kërkuesve pa autorizim, pavarësisht nga kombësia, shtetësia, statusi ose funksioni i tyre. Dokumentet shërbehen për qëllime shkencorë, ekonomikë, social-kulturorë e të veprimtarisë së administratës shtetërore, si dhe për plotësimin e të drejtave dhe interesave vetiake të shtetasve.

Si rregull, dokumentet jepen për shfrytëzim 25 vite pas vitit të krijimit të tyre. Disa kategori dokumentesh, që përmbajnë të dhëna që lidhen me sigurimin e interesave të vecantë të shtetit dhe të dinjitetit të individit, jepen për shfrytëzim pas 5 deri në 150 vite nga viti i krijimit të tyre.

Forma më e përhapur e shfrytëzimit të dokumenteve është këshillimi i tyre në sallën e leximit të Arkivin Qendror Shtetëror. Kërkuesit nuk janë të detyruar të paraqesin arsye për t’u lejuar  për shfrytëzimin e dokumenteve. Frekuentuesve të sallës së leximit u vihen në dispozicion të gjithë dokumentet, origjinalë ose riprodhime, pa komente dhe pa interpretime. më shumë ...

Këshillime ndaj institucioneve


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është autoriteti më i lartë administrativ i rrjetit arkivor të vendit e cila përpunon politikën e shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë.

Kjo drejtori harton dhe propozon standarte ligjore, nënligjore e profesionale të detyrueshme për zbatim në të gjithë rrjetin arkivor të vendit.

Njëkohësisht, ndjek dhe kontrollon zbatimin e ligjit nr. 9154, dt.06.11.2003 “Per Arkivat”, si dhe të akteve nënligjore për punën me dokumentet, në të gjithë rrjetin arkivor, pavaresisht nga vartësia e tyre administrative. Ajo e ushtron këtë përgjegjësi edhe në arkivat e personave juridike e fizike e private, që administrojnë dokumentet me Rëndësi Historike Kombëtare (RHK).

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizon dhe ndjek mbarëvatjen metodologjike e profesionale të veprimtarisë arkivore, në arkivat shtetërore e joshtetërore, në sekretari – arkivat e institucioneve qëndrore e vendore në veprim, si dhe propozon përsosjen e shërbimit për njësi të vecanta ose per gjithe rjetin. Gjithashtu ndjek plotësimin e kushteve teknologjike për rruajtjen fizike të dokumenteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është institucioni më i larte i rrjetit arkivor. Kjo drejtori organizon dhe drejton kurse kualifikimi për ngritjen profesionale dhe shkencore të arkivistëve të të gjitha shkalleve. Përgatit mbledhjet e Komisionit Qendror të Ekspertizës, duke ushtruar përgjegjësitë e sekretaris së këtij organizmi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka për detyrë të bashkëpunojë me institucionet e qeverisjes dhe të administratës shtetërore, qëndrore e vendore, si dhe me organet joshtetërore, për administrimin ligjor të pasurisë arkivore, kudo që ajo ekziston ose krijohet. më shumë...