Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve (DIT) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që organizon dhe ndjek zbatueshmërinë metodologjike-profesionale të veprimtarisë arkivore në të gjithë vendin, në arkivat shtetërore e ato joshtetërore, përfshi në nënstrukturat e DPA-së, në sekretari-arkivat e institucioneve qendrore e vendore në veprim, propozon përsosjen e shërbimit për njësi të veçanta apo për gjithë rrjetin arkivor kombëtar.
Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve është e organizuar në 2 (dy) sektorë:
-
Sektori i inspektimit
-
Sektori i trajnimeve dhe kontrollit.
Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë.
Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve inicion përgatitjen e projektrregulloreve, manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pas konsultimeve në bazë e më gjerë.
Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve propozon akte ligjore e nënligjore për përmirësimin e rrjetit arkivor kombëtar.