Albanian State's Archive Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave
Albanian State's Archive
Albanian State's Archive
Shqip | en
  Illustration  
 
  Suche
Home Contact Sitemap
     
Aktualitet
Tema
Dokumentacioni
Shėrbime
Arkivat
Pėrgatitja profesionale
Aktivitete

 

 Aktivitete tė ndryshme

 

Ekspozitė me rastin e ditės sė kumtesės, kushtuar viktimave tė holokaustit

Nė datėn 27.01.2008 Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave nė bashkėpunim me Senatin e Republikės Franceze me rastin e Ditės sė Kujtesės organizoi nė Paris ekspozitėn me titull "ALBANIE 1933-1944, "HONNEUR DE L`HOMME". Dita e Kujtesės ėshtė dita e cila u kushtohet viktimave tė Holokaustit tė shfarosur nga nazistėt nė vitet 1933-1944. Shqipėria dhe shqiptarėt, ndryshe nga vendet e tjera tė Europės, gjatė kėsaj periudhe, ndihmuan dhe strehuan shumė familje hebrejsh nga vende tė ndryshme si Gjermania, Austria, Greqia, Italia, Bullgaria, Serbia etj.

Nėpėrmjet dokumenteve tė kohės, ekspozita pasqyroi kėtė ndihmė tė shqiptarėve, pa dallim feje, dhėnė hebrenjve. Gjatė viteve 1933-1939 shumė persona me origjinė hebreje iu dha nėnshtetėsia shqiptare si : albanologut tė njohur Norbert Jokl, kurse tė tjerė morėn leje pune e banimi. Konsullatat shqiptare ne Europė, nė Hamburg, Vjenė, Bari, Beograd etj, pajisėn shumė hebrej me viza"turistike„ duke i ndihmuar ti shpėtonin persekutimit nazist. Edhe gjatė viteve tė luftės kur Shqipėria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe mė pas nga ushtria gjermane, hebrejtė u mbrojtėn nga shqiptarėt.

Gjithashtu, Drejtoresha e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave Prof. As. Dr. Znj.Nevila Nika mbajti njė kumtesė me titull "Qėndrimi i autoriteteve shqiptare ndaj hebrejve„, nė tė cilėn paraqiti me fakte e dokumente ndihmėn qė autoritetet u dhanė hebrejve, ndihmė e cila u shpėtoi jetėn shumė prej tyre. Ekspozita pėrmbante dhe shumė foto tė hebrejve tė cilėt jetuan nė Shqipėri nė vitet 1933-1944, si dhe tė familjeve shqiptare tek tė cilėt ata u strehuan.

Ekspozita "Nė besė tė Shqiptarit"

Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave nė bashkėpunim me Kuvendin e Shqipėrisė, me rastin e Shoas, Ditės sė Kujtesės sė Viktimave tė Holokaustit, organizoi mė 29.01.2008, ekspozitėn dokumentare me titull "Nė besė tė shqiptarit„ kushtuar hebrejve nė Shqipėri, tė cilėt i mbijetuan Holokaustit si dhe familjeve shqiptare tė cilėt strehuan kėta hebrej, duke ndarė me ta ēdo gjė, madje duke rrezikuar edhe jetėn e tyre.

Nė kėtė ditė, Kuvendi i Shqipėrisė mbajti njė seancė tė veēantė plenare, ku morėn pjesė, Kryeministri i Shqipėrisė Z. Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė Znj. Jozefina Topalli, Ambasadori Amerikan nė Shqipėri Z. John L. Withers II, deputetė, historianė dhe persona tė familjeve qė strehuan hebrej gjatė Luftės sė II Botėrore.

Ekspozita u shoqėrua me dokumente origjinale tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave, ku pasqyrohej ndihma e autoriteteve shqiptare dhe kontributi i popullit shqiptar pėr tė ndihmuar dhe strehuar hebrej tė ardhur nga vende tė ndryshme tė Europės.


  Ekspozitė me rastin e 95-Vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė

 Me rastin e 95 Vjetorit tė Pavarėsisė Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave nė bashkėpunim me Kuvendin e Shqipėrisė, organizoi njė ekspozitė. Kjo ekspozitė pėrmbante fotografi tė patriotėve shqiptarė qė nėnshkruan Aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912.

Ajo u paraqit nė ambjentet e Hotel "Tirana", ku u mbajt dhe njė sesion shkencor me kėtė rast, organizuar nga Insituti i Historisė, me pjesėmarrjen e shumė historianėve dhe tė Drejtoreshės sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave, Prof. As. Dr.Nevila Nika.

 

 


Patriotė Shqiptarė qė nėnshkruan Aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė                                     Deklarata e Shpalljes sė Pavarėsise

Ekspozitė " NDARJA ME PERENDIMIN-1945-1947„

Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave nė bashkpunim me Kuvendin e Shqipėrisė, nė 11.10.2007, organizoi ekspozitėn nė vigjilje tė 60-vjetorit te pushkatimit tė njė grupi deputetėsh, me titull " NDARJA ME PERENDIMIN-1945-1947„

 Nė stendat e kėsaj ekspozite u paraqitėn dokumente e foto qė dėshmojnė veprimtarinė antikombėtare tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė. Nė dokumentet e ekspozuara, pėr herė tė parė, pasqyrohen aktakuzat dhe vendimet e trupit gjykues, por edhe urdhėrat e dhėna nga diktatori Enver Hoxha pėr eleminimin e kundėrshtarėve politikė dhe tė gjithė atyre intelektualėve e patriotėve qė nuk pajtoheshin me kursin qė po merrte Shqipėria nė ato vite.Kėto gjyqe shėnuan fillimin e ndarjes sė Shqipėrisė nga Perėndimi.Ekspozita u shoqėrua dhe me fotografi tė shumta dhe tė panjohura, mė parė pėr publikun, nga seancat gjyqėsore dhe tė personave tė akuzuar. Lista e grupit tė deputetėve tė dėnuar me vdekje nė vitet 1947-1948:
 

   

 

Shefqet Beja; Riza Dani; Riza Alizoti

Sulo Klosi; Enver Sazani; Sheh Karbunara

Selahudin Toto; Irfan Majuni; Tefik Deliallisi              

Hysen Shehu; Salim Kokalari; Ramazan Tabaku

Beqir Cela; Abdyl Kokoshi; Pertef Karagjozi

Mehmet Prishtina; Agathokli Xhitoni; Faik Shehu

Islam Radovicka; Uan Filipi; Syrja Selfo; Hilmi Hysi ; Hasan Reci


Sesion shkencor "Kontributi  i Idriz Seferit  nė luftė pėr ēlirim kombėtarė"

Nė datat  15-16 tetor u mbajt nė Kosovė, Prishtinė,  sesioni shkencor  Indrit Musaj Duke mbajtur Kumbtesė., me rastin e 80 vjetorit tė vdekjes sė kėtij patrioti. Ky sesion u organizua nga Insituti i Historisė, Prishtinė. Nė kėtė veprimtari shkencore krahas referuesve nga Kosova, morėn pjesė dhe dy arkivistė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, znj. Mira Popoci dhe z. Endrit Musaj. Nė kumtesėn e tyre me temė  "Kontributi  i Idriz Seferit  nė luftė pėr ēlirim kombėtarė", ata paraqitėn veprimtarinė patriotike tė Idriz Seferit nė periudhėn 1913-1918, luftėn e tij kundėr pushtuesėve  Serb e Bullgarė dhe pėrpjekjet  e tij pėr bashkim kombėtarė. Mė pas nė fshatin e lindjes sė Idriz Seferit, nė Zhegėr tė Gjilanit, u pėrurua busti i patriotit, vepėr e skulptorit tė mirėnjohur Odhise Paskali.

 

 


Marrėveshje bashkėpunimi midis Kuvendit tė Shqipėrisė dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave 

Nė datėn 30.08.2007 nė mjediset e Kuvendit tė Shqipėrisė u nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi midis Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Znj. Jozefina Topalli dhe Drejtoreshės sė Pėrgjithshme tė Arkivave, Prof. As. Dr. Znj. Nevila Nika.

Kjo marrėveshje konsistonte nė promovimin e dokumenteve tė historisė dhe trashėgimisė sė Parlamentit Shqiptar qė nė fillimet e veprimtarisė sė tij, tė panjohura dhe tė pastudiuara deri tani, si dhe nė inkurajimin e bashkėpunimit nė interes tė mirėfunksionimit tė Arkivit tė Kuvendit.

Tė ftuar ishin specialistė nga Drejtoria e Arkivave, historianė, deputetė, gazetarė etj. Mbas fjalės sė rastit qė mbajtėn drejtueset e dy institucioneve shtetėrore, u hap dhe njė ekspozitė me dokumente origjinale tė viteve `20-`30 qė pasqyronin punėn e parlamentit tė atyre viteve, si procesverbale tė punimeve tė parlamentit, vendime dhe ligje pėr cėshtje tė ndryshme etj. Tė ftuarit u njohėn nga Znj.Nika me dokumentet parlamentare tė ekspozitės si dhe me mėnyrėn e funksionimit tė Parlamentit Shqiptar  nė atė periudhė.

 
 
     

 

   
     
 
   
  ©2006 Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave | Ndryshimi i fundit: 18.08.2008
Adresa: Rruga “Jordan Misja” - Tirana | Tel/Fax:+355 42 22 79 59. email: dpa@albarchive.gov.al