|
Fillimet e veprimtarisė arkivore nė Shqipėri datojnė qė nga lashtėsia. Nė bibliotekat qė ekzistonin nė shtetet ilire, nė principatat feudale shqiptare, nė shtetin e Skėnderbeut, nė shoqėritė patriotike e kulturore, nė institucionet fetare, nė firmat tregtare, etj., krahas librave ruheshin edhe dokumente.
Qė nė aktin e parė themeltar tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, Kanuni i Pėrkohshėm i saj, u sanksionua veprimtaria e njėsive tė posaēme strukturore tė institucioneve pėr punėn me dokumentet.
Filluan pėrpjekjet pėr krijimin e njė arkivi qendror. Akti mė i rėndėsishėm drejt krijimit tė tij ishte projekt-ligji i vitit 1932 "Pėr krijimin e Arkivės sė Pėrgjithshme tė Shtetit dhe tė Kronikės sė Pėrgjithshme". Me gjithė pėrpjekjet nė vazhdim deri nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore nuk u bė i mundur krijimi i njė Arkivi Qendror. Ai u krijua nė vitin 1949, pranė Institutit tė Studimeve. Krijimi i tij shėnon momentin mė tė rėndėsishėm nė historinė e arkivave shqiptare. Pėr herė tė parė filloi funksionimi i njė institucioni tė mirėfilltė arkivor me shtrirje gjithėshtetėrore. Arkivi Qendror Shtetėror ėshtė sot arkivi mė i rėndėsishėm i rrjetit arkivor tė vendit. Pranė tij ruhen rreth 15000 metra linearė dokumente qė nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Karakteristikė e tyre ėshtė shumėllojshmėria e suporteve nė tė cilėt janė shkruar dokumentet. Shumica e dokumeteve qė ruhen nė AQSH janė dokumente nė letėr, por edhe nė pergamenė, nė disqe, nė shirita zanorė, fotografi etj. Pėrmbajtja e dokumenteve ėshtė shumė e pasur dhe gjithėdegėsore. Karakteristikė tjetėr e dokumenteve qė ruhen nė AQSH ėshtė pėrdorimi i shumė gjuhėve. Pėrveē gjuhės shqipe me alfabet latin, grek apo dhe arab e tė kombinuar, janė tė shumtė dokumentet e shkruar nė gjuhėn latine e arabe, greke tė re e tė vjetėr, turke tė re e tė vjetėr, angleze, gjermane, frėnge, serbo-kroate, ruse, e sidomos italiane. Dokumentet pėrmbajnė tė dhėna edhe pėr ngjarje dhe personalitete tė politikės e tė kulturės botėrore. Dokumentet qė ruhen nė AQSH i janė nėnshtruar klasifikimit shkencor. Sot, ēdonjėri mund tė shfrytėzojė mjetet e shumta tė informimit dhe tė kėrkimit arkivor. AQSH ka qenė dhe ėshtė nė gjendje t'u pėrgjigjet tė gjithė kėrkesave studimore dhe vetjake. Vetėm nė vitin 2008, AQSH e kanė frekuentuar 889 persona. Po gjatė kėtij viti janė plotėsuar rreth 5500 kėrkesa pėr nevoja vetiake tė shtetasve si pėr ēėshtje pronėsie, pėr vjetėrsi nė punė, pėr arsimimin, etj., pėr tė cilėt ka evidentuar dhe ka informatizuar tė dhėna pėr mbi 1000000 persona. Gjatė veprimtarisė sė tij AQSH ka botuar 17 vėllime me dokumente dhe ka hapur 56 ekspozita me dokumente dhe fotografi qė ruhen pranė tij. Kėto ekspozita janė ēelur jo vetėm nė Shqipėri por edhe vende tė tjera si nė Prishtinė, Prizren, Tetovė, Romė, Milano, Vatikan, Paris, etj. AQSH, me shėrbimet e tij, ka dhėnė kontribut tė vlerėsueshėm nė luftėn kundėr korrupsionit dhe ėshtė shndėrruar nė njė arkiv tė hapur tė njė shoqėrie tė hapur.
|