Albanian State's Archive Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave
Albanian State's Archive
Albanian State's Archive
Shqip | en
  Illustration  
 
  Suche
Home Contact Sitemap
     
Aktualitet
Tema
Dokumentacioni
Shėrbime
Arkivat
Misioni
Drejtori
Strategjitė
Organizimi
Kontakte
Pėrgatitja profesionale
Aktivitete

 

Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave

 

Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave ėshtė institucioni mė i rėndėsishėm arkivor nė shkallė kombėtare ku grumbullohen, ruhen, pėrpunohen dhe shėrbehen dokumentet kryesore, qė dėshmojnė pėr historinė e kombit dhe tė shtetit shqiptar. Historia e Arkivave nė Shqipėri ėshtė e lidhur me historinė e Kombit dhe tė shtetit shqiptar, dhe ėshtė rezultat i proēeseve dhe i fazave tė zhvillimit tė tyre.Ndėrtesa e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave Fillimet e veprimtarisė arkivore datojnė qė nga antikiteti, kur nė bibliotekat qė ekzistonin nė shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Dokumenti i parė qė bėn fjalė pėr pėrpjekjet pėr krijimin e njė Arkivi Qėndror Historik, ėshtė vendimi i datės 02.01.1932 i Kėshillit tė Naltė tė Shtetit, pėr shqyrtimin e projekt-rregullores, pėr regjistrimin e ngjarjeve me rėndėsi. Arkivi i Shtetit  u krijua si sektor  nė varėsi tė Institutit tė Studimeve nė vitin 1947. Me urdhėresėn e Kėshillit tė Ministrave nr. 21, datė 08.06.1949(AQSH i RSH, F. 890, V. 1949, D. 501) Arkivi i Shtetit doli si institucion i pavarur. Nė vitin 1951, Arkivi i Shtetit  kaloi nė varėsi  tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, deri nė vitin 1962. Po kėtė vit u krijua Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit, nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave(AQSH i RSH, F. 890, V. 1960, D. 27).
Mė 19/06/1984 pėr herė tė parė Kuvendi i Shqipėrisė aprovoi  ligjin nr 6893  "Pėr fondin arkivor tė shtetit dhe pėr arkivat". Mbas ndryshimit tė sistemit politik, nė korrik 1994 Kuvendi pluralist i Republikės sė Shqipėrisė nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit 7491, datė 24/04/1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetetuese" me propozim tė Kėshillit tė Ministrave, miratoi ligjin "Pėr fondin arkivor kombėtar dhe pėr arkivat" .
Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83, pika 1 tė Kushtetutės, dhe me propozimin tė Kėshillit tė Ministrave, Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė miratoi Ligjin 9154, datė 06/11/2003 "Pėr Arkivat".
Dokumentet qė ruhen nė Arkivin Qėndror  Shtetėror nė Tiranė dhe nė A.Sh. Vendore nė qarqe janė gjithėpėrfshirės nė prejardhje, lloj, material bazė, vend e kohė krijimi dhe nė informacionin qė ato pėrmbajnė.
Dokumenti i parė datohet nė shekulli VI. 

 
Drejtore e Pėrgjithshme
Prof. As. Dr Nevila Nika

 

 
 
     

 

   
     
 
   
  ©2006 Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave | Ndryshimi i fundit: 07.04.2006
Adresa: Rruga “Jordan Misja” - Tirana | Tel/Fax:+355 42 22 79 59. email: dpa@albarchive.gov.al